Lajmet e fundit

95-vjeçari që ka ndezur debatin në Turqi: Sekreti që jam ende aktiv në seks

Mes një axhende të ngjeshur që ka Turqia për momentin, teksa vendi ka hyrë në një konflikt me Rusinë, e frikës nga sulmet terroriste, një tjetër “ngjarje” duket se po tërheq shumë vëmendjen e turqve.

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë duket debatuar në ditët e fundit mbi pretendimet e një 95-vjeçari i cili thotë se ka gjetur sekretin për një jetë të gjatë, aktive seksuale.

Debati u ndez më 9 gusht, kur çdo ditë kolumnisti i agjencisë turke të lajmeve “Hürriyet”, Ayşe Arman botoi një intervistë me Kazim Gurbuz, një mësues i yoga, lindur në provincën jugore turke Adana, në vitin 1920.

 

Yogi Kazım tha në intervistën e tij se sekreti që ai ruante ishte mbajtja e trupit gjithnjë aktiv dhe fleksibël, duke shtuar se superushqimet që ia kishin siguruar atë kishin për bazë mjaltin, ullinjtë, piperin e kuq dhe frutat e freskëta.

Duke refuzuar ta përshkruante veten si një mrekulli, ai tha se të gjithë mund të qëndrojnë të rinj.

 

“Çdo njeri e ka këtë fuqi”,- thekson ai.

Në moshën 95-vjeçare, që nga fotot që shihni edhe ju pak kush e beson se ai numëron kaq vite mbi supe, mësuesi i yoga ende mund të kryejë “qëndrimin nyjë” deri në 48 orë.

“Unë mund ta provoj se jam në gjendje më të mirë se shoku fotograf që është vetëm 28-vjeçar. Për shembull, ai mund të mbajë frymën e tij për 4-5 minuta?”,- sfidoi gjatë intervistës mësuesi.

 

Po në lidhje me jetën e tij seksuale?

“Jam njësoj si kur isha 25-30 vjeç”,- tha Kazım. Nuk është e mundur për të verifikuar të gjitha pretendimet e Yogi Kazim, por trupi i tij “i ri” flet vetë, për aq sa mund të shohim së largu. Por jo të gjithë turqit janë të bindur për deklaratat e tij, shkruajnë mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.