Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka hapur një bisede direkte me qytetarët e Kosovës, vetëm para disa minustash, shkruan Gazeta Blic.
Ndër pyetjet e shumta që qytetarët po i bëjnë, ka qenë e pranishme edhe ajo se a do të hiqte dorë nga posti i kryeministrit, pas situatës që po mbizotëron në Kosovë.
“Po ti ishit ju kryeminister i kosoves a do të kishit dhen dorheqje pas ketyre ngjarjeve te fundit ne kosovë ?”, është pyetur ai nga qytetari me emrin Shkodran.
Mirëpo, ambasadori ka thënë se nuk do të flasë rreth kesaj, pasi siç ka thënë ai, nuk është në postin e kryeminsitrit.
“Por nuk jam Kryeminister i Kosovës. Nuk dua të flas hipotetikisht. Kosova është përgjegjëse për të ardhmen e vetë”, është shprehur O’Connell.