Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me veprimet e fundit të opozitës, duke shtruar pyetjen se a thua a do të kërkojë opozita tërheqjen e nënshkrimit nga MSA-ja?!
Havolli thekson se duke pas parasysh qasjen dekadente dhe tërësisht në kundërshtim me interesat e vendit të opozitës aktuale, nuk do të më vinte habi sikur VV-ja me shokë, të kërkonte nga Kryeministri tërheqjen e nënshkrimit nga MSA-ja, menjëherë pas realizimit të këtij hapi vendimtar në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Sidoqoftë, Kosova po ecën përpara dhe s’ka kush që e ndalë në progresin e saj drejt strukturave euroatlantike. Me Kryeministrin Isa Mustafa dhe partnerët vendorë e ndërkombëtarë, qytetarët e Kosovës shumë shpejt nuk do të kenë nevojë për viza, zhvillimi ekonomik do të jetë i garantuar, Kosova anëtare e UNESCO-s dhe të gjitha organizatave të rëndësishme ndërkombëtare”, ka shkruar Havolli në Facebook.