Lajmet e fundit

A do të ketë zgjedhje?

Në emisionin Zona e Debatit të Baton Haxhiut është duke u diskutuar për fjalimin e presidentes Atifete Jahjaga të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës si dhe a mund të ketë zgjedhje të mundshme gjatë vitit të ardhshëm.

Gashi, ka thënë se kjo qeveri moti është dashur të largohet.

“Asnjë projekt nuk ka pasur për këtë një vite, asnjë ministër nuk ka dalë të prezantojë ndonjë sukses”.

“Kështu kjo qeveri moti është dashur të largohet. Puna e asociacionit është punë e kryer, ndërsa demarkacioni mund të diskutohet”.

“Kjo qeveri ka nuk performuar asgjë, menaxhimi i krizave ka qenë i dobët, liberalizimi etj. Arsye ka që qeveria të shkojë”.

Ndërsa Paçarizi ka thënë se nuk ka shpresë në këtë situatë kur tashmë janë dy blloqe të forta politike.

“Ka gjëra që mund ta ndezin fitilin e inatit mes politikanëve. Por edhe mund të shpëtohet nga zgjedhjet.

Vetëm nëse kemi rënje të parit të qeverisë mund të ndodhë një gjë e tillë.

E Kërquki ka thënë se nuk mund ta paramendoj përfundimin e mandatit të kryeministrit Mustafa.

“Aq më shumë ditë që kalojnë shohim se pozita dhe opozita nuk mund të arrijnë një marrëveshje”.

“Në këtë situatë opozita ka arrit ta përmbush agjendën e vet. Sekretari Kerry dha një opsion për zgjidhje, por nuk u bë asgjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.