Këngëtarja Ronela Hajati, ka ardhur mjaft fuqishëm këtë vit tek “Kënga Magjike” me këngën “Mos ma lsho”, një krijim i realizuar nga Elgit Doda me tekst nga vetë këngëtarja.
Por, megjithëse kënga është shndërruar në një hit dhe po pëlqehet, ka zëra tjerë që thonë se kënga është e vjedhur nga versioni origjinal “Watch out for this (Bumaye)” të Major Lazer.
Ju ftojmë të ndiqni të dy versionet dhe të shihni nëse kënga është vërtetë e vjedhur apo jo.
Këtë vit veçse ishim dëshmitar të një përjashtimi, ku këngëtarja Besa Breca u ndëshkua për këngen e saj të vjedhur “Ndjenjat nuk kanë kufij”, një komponim nga Fabian Asllani.