Lajmet e fundit

A e dini se llaku i thonjve ndikon në shtimin e peshës?

Ai  është i mbushur përplot me kemikale, që ua dëmtojnë rëndë trupin tuaj. Hulumtuesit nga Universiteti i Dukës dhe Grupi për Hulumtimin e Ambientit e kanë përcaktuar një përbërës, që mund të jetë tejet i rrezikshëm, sidomos për femrat që i lyejnë shpejt thonjtë.

Fosfati i trifenilit, ose TPHP, bën që llaku i thonjve të jetë më fleksibil dhe më i qëndrueshëm dhe përdoret edhe për prodhimin e plastikës, si dhe për ta parandaluar djegien e shkumës, që vendoset në orenditë shtëpiake.

Studimet e ndryshme kanë treguar që TPHP-ja është një përbërës që përzihet me hormone dhe testet në kafshë kanë treguar probleme riprodhuese dhe zhvillimore si rezultat i kësaj ndërhyrjeje. Tek njerëzit, shkencëtarët thonë që ky përbërës mund të jetë i ndërlidhur me shtimin në peshë, mirëpo duhet bërë edhe studime të mëtejme, për të qenë në gjendje të thuhet diçka përfundimtare. Ky përbërës gjendet në 49 për qind të më shumë se 3.000 llojeve të llakut të thonjve.

E, meqë është zbuluar që ky përbërës gjendet edhe në llakun e thonjve, që nuk kanë treguar se e përdorin atë, atëherë i bie që më shumë se gjysma e femrave janë të rrezikuara të shtojnë në peshë, pikërisht për shkak të llakut të thonjve, që e përdorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.