Një fotografi e publikuar nga moderatorja shqiptare Viol Spiro kapur për dore me një mashkull bëri bujë të madhe në rrjetet sociale.
Kjo pasi si i dashuri i saj u lakua emri i reperit Agon Amiga, bazuar në veshjen e mashkullit krah saj, veshje kjo që Agoni kishte veshur kohë më parë.
I kontaktuar nga Telegrafi reperi tha se nuk është ai mashkulli në foto me Violën duke thënë se as nuk e ka njohur më parë moderatoren shqiptare për të cilën mësoi vetëm pas ngatërresës që iu bë.
Ndryshe Agoni kohëve të fundit ishte ndër reperët më të përfolur shqiptar sa i përket jetës private, për të cilën fansat e tij janë mjaft të interesuar./Telegrafi/