Lajmet e fundit
A është i gatshëm të luajë Cana kundër Serbisë?

A është i gatshëm të luajë Cana kundër Serbisë?

Lorik Cana është i lënduar por pritet të jetë i gatshëm për të luajtur me Shqipërinë në ndeshjen e madhe kundër Serbisë.

Lorik Cana e ka lënë ndeshjen Lille-FC Nantes, të luajtur dje, në minutën e 57-të.

Kapiteni ynë i kombëtares është parë të dalë nga fusha duke çaluar, në krahët e stafit mjekësor të skuadrës së tij.

Menjëherë është dhënë alarmi në Shqipëri, në kampin kuqezi, duke parë një rrezik për mungesë të lojtarit me më shumë ndeshje në kombëtare ndaj Serbisë, më 8 tetor 2015, në “Elbasan Arena”.

Sidoqoftë, një burim shumë pranë tij, i kontaktuar nga “telesport.al”, ka pohuar: “Jo, nuk e besoj se rrezikon për ndeshjen ndaj Serbisë. Loriku ka pas dhimbje në kavilje, do të bëjë ekzaminimet e duhura, pastaj mund të flitet nëse ka diçka me rëndësi. Stafi mjekësor do të shohë këto ditë në vazhdim si do të ecë dëmtimi. Shqetësimin e ka në kavilje. Unë, që kam folur me të pas dëmtimit të djeshëm dhe e njoh mirë çfarë karakteri ka, them se do të jetë patjetër në dy kualifikueset e tetorit. Loriku ka luajtur me frakturë në vertebër për Lazion, jo më me kavilje të ënjtur për Kombëtaren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.