Lajmet e fundit

A është ky telefon i shekullit të 13-të? (VIDEO)

Në Austri është gjetur një mjet i pazakontë për të cilin thuhet se daton nga shekulli i 13-të dhe që duket krejtësisht si telefon mobil.

Pajisja i ka të gjitha tiparet e telefonave të parë të lëvizshëm që kanë dalë në treg, ndërsa shkronjat në tastierë ngjajnë me gjuhën arabe, përcjell “Zëri.info”.

Eksperti i objekteve të paidentifikuara, Daniel Munjoz, konfirmon se ngjashmëria me telefonat celularë është e jashtëzakonshme dhe thotë se është i sigurt që bëhet fjalë për ndonjë lloj aparati.

Ky objekt është regjistruar si “out of time” (jashtë kohe), sikurse shumë objekte tjera të panjohura dhe të çuditshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.