Lajmet e fundit

A është Remi i saktë në parashikimet e tij?

Ka një kohë të gjatë që Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, po trumbeton për një riformatim të Qeverisë së Kosovës, ku si pasojë e këtij riformatimi, Isa Mustafa sipas tij nuk duhet të jetë kryeministër.Retorikën e tij, i mirënjohuri Komandant Remi e përsëriti edhe mbrëmë. Ai tha se Qeveria Mustafa duhet të ndërrohet pa përfunduar viti.

“Nuk është e domosdoshme që të kryhet në këtë javë ose në ketë mujë, por nuk guxojmë të hyjmë në vitin e ardhshëm, me ketë lloj ecje, e me këtë lloj qeverie”, ka thënë Mustafa në një intervistë për emisonin “Rrokum roll”.

Për analistin Arbër Gashi, Rrustem Mustafa, është i informuar mbi ngjarjet brenda LDK-së duke shtuar se ky është synim i strukturave të PDK-së për të shmangur një lider të ri nga radhët e LDK-së në krye të qeverisë së Kosovës.

“Deklaratat e z. Rrustem Mustafa nuk janë të rastësishme, sepse ai është i mirinformuar për faktin se kryeministri po kontestohet me të madhe edhe në radhët e LDK-së. Informacionet jozyrtare që posedojmë, na bëjnë të kuptojmë se ditëve në vijim pritet thyerja e heshtave në radhët e LDK-së dhe kjo mund t’a ndryshojë tërësisht rrjedhën aktuale të ngjarjeve në Kosovë. Prandaj, edhe deklaratën e z. Rrustem Mustafa duhet kuptuar në kontekstin e zhvillimeve të brendshme në LDK dhe si synim i strukturave të PDK-së për të shmangur një lider të ri nga radhët e LDK-së në krye të qeverisë së Kosovës”, thotë Gashi për “Bota sot”.

Në anën tjetër, Rrustem Mustafa- Remi ishte parashikuesi kryesor i formimit të Koalicionit PDK-LDK vitin e kaluar. Derisa mediat dhe skena politike e përshqeshnin atë për gjashtë muaj me radhë në kohën e “ngërçit” politik kur pandërprerë Remi parashikonte koalicionin në fjalë- s’ka si të mos pritet me kurreshtje nëse Remi edhe këso radhe do t’ia qëllon!

Leave a Reply

Your email address will not be published.