Një dilemë të veçantë e ka shtruar publicisti Agim Vuniqi, i cili duke komentuar deklaratën e Hashim Thaçit, zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e Kosovës, dhe Ministër i Punëve të Jashtme, se ‘pushteti nuk fitohet me flamuj të ISIS-it’, hedh dyshimin se pas një skenari të atillë, por të dështuar ka qëndruar vetë Hashim Thaçi.
“Ky përfundimisht është njeri i krisur, kush pa flamuj të ISSIS-it përveç tij!!!!, nëse nuk i paska nxitur vet ky, pra këtij fatmirësisht i paska dështuar skenari i përgatitur… Asnjë nga mediat ndërkombëtare që raportuan protestat nuk thanë diç të tillë… Çfarë propagande idioteske bënë ministri i jashtëm për shtetin të cilin e përfaqëson vet!!!… njëjte sikurse miku i tij Daçiqi, të cilin e qerasi në Nju Jork me parat e taksapaguesve shqiptarë të Kosovës. Ky është në gjendje ta “kall Romën” për ta mbajtur veten në pushtet”.