Simbas hulumtimit te kryem nga OKB, shumica e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë të gatshëm ende me bashkëpunue apo edhe me jetue në të njajtin mjedis, ndërkohë që gati askush nuk asht i gatshëm me u martue me njani-tjetrin, pra serb me shqiptar dhe anasjelltas.
“Imagjinoni veten tuej në situatën me u dashnue me shqiptar, dhe ju të jeni në lidhje, në martesë apo të keni fëmi. Qysh ja sqaroni nanës, babes, familjes…?”, shkrean portali serb, telegrafi.rs.
Po i njajti portal, ka realizue anketën në rrugët e Beogradit, tue i pyet qytetarët a kishit me kalue ose me u martue me shqiptarë dhe anasjelltas.
“Shumica ishin pak të befasuem me këtë pyetje. Kurse kishte edhe të anketuem që thojshin se dashnia i tejkalon ndamjet ndëretnike”.