Refugjati sirian i cili ishte bërë senzacion botëror për shkak se ishte fotografuar duke shitur lapsa për ta ushqyer vajzën e tij, tani ka tri biznese.
Refugjati sirian, fotografia e të cilit ishte bërë senzacion botëror, pasiqë paraqitjen një imazh prekës ku shihej duke shitur lapsa nëpër rrugët e Beirutut, tani është pronar i tri bizneseve.
Falë fushatës së organizuar online për t’i ndihmuar atij, tani ai ka një pasuri mbi 170 mijë funtesh dhe ka regjistruar tri biznese, shkruan Independent.
Por, me paratë që i janë dhënë donacion, Abdul Halim al-Attar ka ndihuar edhe të afërmit e tij që kanë përjetuar luftën.
“Kjo nuk e ka ndryshuar vetëm jetën time por ka ndihuar edhe të afërmit e mi që janë në luftë të cilët i kam ndihumar”, ka thënë ai.