Lajmet e fundit

A ka kryer Erdogani vetëvrasje politike?

Shkruan: Shahir ShahidSaless

Erdogani, i dëshpëruar dhe i zëmëruar mbi humbjen e betejës për rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, ka urdhëruar rrëzimin e avionit luftarak rus.

Që nga viti 2012, në mënyrë aktive Erdogani ka kërkuar largimin e Assadit nga pushteti në Siri, por me ndërhyrjen e Rusisë në Siri, e cila është në aleancë me Iranin, ka shfaqur një pengëse të madhe dhe seriozë në planet e Erdoganit.
Vendosmëria e Putinit për të shkatërruar autoritetin turk në kufijtë sirianë dhe për pengimi i planit të Erdoganit për të krijuar një ndaluar fluturimet në hapësiren e ajrore turke, ka nxjerrë nga binarët planet e Erdoganit për Sirinë. Erdogani ka shpresuar të përdorë zonën ajrore si preteks për rrëzimin e Assadit nga pushteti në Siri.

Sulmet ruse në zonat e Bayirbucak, ku ka turkmenë, aty ku edhe u rrëzua avioni luftarak rus, do të shkaktojnë dëmë seriozë të kolateralit në Turqi. Qeveria turke ka ‘nën kontroll’ pjesën veri-perëndim të Sirisë, e cila kontrollohet nga turkmenët, dhe e cila konsiderohet si zonë e rëndësishme për të parandaluar zgjerimin e milicisë kurde në Siri, të cilët Erdogani i konsideron terroristë që kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Qëllimi i Erdoganit me rrëzimin e avionit luftarak rus ishte provokim karshi Rusisë. Ai shpresonte se përgjigjja e tij ishte që Rusia të futej në konflikt me  NATO-në, e cila do të ndihmonte Turqinë në ndryshimin e luftës në Siri.

Megjithatë, llogaritjet e Erdoganit shkuan tmerrësisht keq. Pas incidentit, Turqia kërkoi takim urgjent me anëtarët e NATO-së. Në kundërshtim me pritjet e Erdoganit, edhe pse vendet anëtare të NATO-së nuk e mbështesin Rusinë, nuk i dhanë fort zemër Turqisë.
Veprimi i Turqisë ngreu shumë pikëpytje dhe sipas Reuters ‘shumë nga vendet anëtarë të NATO-së janë deklaruar se ka mënyra të tjera për t’u përballur me këso lloj incidentesh.’

Jo  vetëm që nuk ndodhi Lufta e Ftohtë II, por pas sulmeve të Parisit, presidenti francez Francois Hollande u takua me Putinin, të  cilët edhe ranë dakord të formojnë një aleancë kundër Daesh-it në Siri.

Plani i Erdoganit për të nxitur konflikt mes Perëndimit dhe Rusisë, u bë i paarritshëm pas takimit të presidentit francez me Vladimir Putinin, të cilën u zotuan për luftën kundër ISIS-it, ndërsa për Erdoganin kjo u bë edhe më e vështirë kur Francës iu bashkua Britania dhe më pas edhe Gjermania.

Megjithatë, pas incidentit Erdogani morri një qëndrim pajtues. Në një fjalim në Ankara, ai tha: ‘Ne jemi partnerë strategjik…”  Gjatë konferëncës për ndryshimin e klimës, në samitin COP21, të mbajtur me 30 nëntor, Erdogani kërkoi takim me Putinin, por Putini refuzoi kërkesën e tij.

Rusia ka filluar edhe një fushatë të rëndë për të dëmtuar kredibilitetin dhe reputacionin e Erdoganit. Vladimir Putin ngriti akuza të rënda për Erdoganin, duke e akuzuar si bashkëpunues me Shtetin Islamik dhe duke i shtuar akuzën rreth kontrabandës së naftës me ISIS-in.

Dhe pikërisht me 30 nëntor, mërgjinat në samitin e ndryshimeve klimatike ndryshuan kur Putini deklaroi se ‘ Rusia ka informata shtesë që konfimon se nafta e kontrolluar nga Shteti Islamik hyn në terrorin turk në shkallë industriale’. Ai madje shtoi dukë thënë se’ Rusia ka çdo arsye për të besuar se rrëzimi i avionit luftarak rus është bërë që të mos del sheshit rruga nëpër të cilën udhëton kontrabanda e naftës.’

Si përgjigjje Erdogani tha se ai ‘do të japë dorëheqje si president i vendit nëse Rusia ka faktë rreth implikimit të Turqisë në tregëtinë  e naftës me ISIS-in.’

Por, Ministri i Jashtëm turk, Sergei Lavrov, deklaroi se ‘faktet e mbështetura mbi këto akuza do të prezantohen zyrtarisht në OKB’.
Megjithatë, Rusia vazhdoi tutje, ku me 2 dhjetor, Ministria e Mbrojtjes në Rusi deklaroi se ‘sipas të dhënave që ata posedojnë, Erdogani dhe familja e tij janë të përfshirë në biznesin kriminal të naftës me Shtetin islamik.’

“Në Perëndim, askush nuk ka bërë pyetje në lidhje me faktin se djali i presidentit turk kryeson në një nga kompanitë më të mëdha të energjisë, apo se kush e ka emëruar djalin e tij si ministër të energjisë. Çfarë biznesi i mrekullueshëm familja’, tha Antonov.

Deri këtu është mëse e qartë se qëllimi përfundimtar i Putinit është të përfitojë nga rasti dhe të dëmtojë rëndë reputacionin e Erdoganit, si dhe besueshmërinë  e tij, nga brenda dhe jashtë vendit. Dhe e tërë kjo  po ecën në përputhje me planin e Rusisë për të realizuar objektivat e saj strategjike në Siri.

Burimi: Huffington Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.