Lajmet e fundit

A përgjohen qytetarët e Kosovës?

Mbikqyrësi Shtetëror në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë, Mentor Hoxhaj ka thënë se asnjë qytetar në Kosovë nuk përgjohet pa vendim të gjykatës.
Ai ka folur për Epokën e Re edhe për mbrojtjen e privatësisë në rrjetet sociale në Kosovë. Sipas tij, në vendin tonë shfrytëzimi i internetit është jashtëzakonisht shumë i madh.

Hoxhaj ka treguar shqetësimet e qytetarëve për rrjetet sociale që kanë të bëjnë më shumë me profile të rrejshme.

Në këtë drejtim ai ka thënë se korniza ligjore në Kosovë, ofron një bazë të mirë për mbrojtjen e privatësisë por sfidë sipas tij mbetet hapja e zyrave për rrjetet sociale, ku qytetarët do të mund të informoheshin më shumë për mënyrën e përdorimit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.