Lajmet e fundit

A po e përgatisin ndërkombëtaret Enver Hoxhajn për kryetar të PDK-së?

Zhvillime të jashtëzakonshme brenda PDK-së janë duke ndodhur këto ditë. Tashmë në ‘luftën’ për udhëheqjen e kësaj partie ka hyrë edhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Burime ndërkombëtare të KOSOVAnews, bëjnë të ditur se Hoxhaj tashmë është duke u cilësuar si kandidati favorit edhe nga bashkësia ndërkombëtare për ta marrë udhëheqjen e PDK-së.

“SHBA-të janë duke e përgaditur Hoxhajn për kryetar të PDK-së. Ai është kandidati i cili do ta marrë udhehecjen e kësaj partie”, kanë thënë këto burime.

Në garën për të parin e partisë Hoxhaj pritet ta sfidojë kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Kreu aktual Hashim Thaçi në fund të muajit mars pritet të jap dorëheqje nga partia të cilën e ka drejtuar që nga themelimi i saj. Kjo për shkak si i njëjti në bazë të marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK do të zgjidhet President i vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.