Lajmet e fundit

A po përgatitet opozita për protesta të ardhshme?

Kriza në nivel qendror, si duket në nivel organizativ për ndonjë protestë të ardhshme, ka filluar të duket edhe në komunën e Therandës.
Bali Muharremaj, deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës por edhe kryetar i Degës së këtij subjekti në Therandë, ka postuar në profilin e tij në Facebook një tekst, ku ka theksuar organizimin për protesta të ardhshme, që mund të organizohen nga opozita.

Teksti i plotë është ky :

Mbrëmë në takimin me Kryesinë e Degës së AAK-së në Therandë dhe me kryetarët e nëndegëve, diskutuam rreth përgatitjeve për protestat e ardhshme të organizuara nga opozita, për kundërshtimin e Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi, dy procese të cilat e dëmtojnë rëndë Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sekretari Organizativ në Nivel Qendror, Blerim Kuqi i cili na njoftoi për organizimin e mëtejshëm.

Ne jemi të vendosur ta ruajmë vendin, para çdo procesi që mund ta dëmtoj atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.