Në vitin 1997 në ekranet tona televizive e kemi parë serialin aso kohe shumë të shikuar “Lovizna”, aq sa shumë vajza të reja, kryesisht nxënëse të shkollave të mesme, e kopjonin me veshje dhe frizurën e saj, sidomos ato që edhe i ngjasonin sado pak…
Bukuroshja nga seriali i Venezuelës “Lovizna” quhet Skarlet Ortiz, e lindur më 12 mars 1974, në Karakas të Venezuelës dhe krahas aktrimit merret edhe me manikenizëm. Në vitin 1992, pra në moshën 18 vjeçe, u zgjodh “Miss Venezuela 1992”. Dhe, zgjedhja e saj mis ia hapi dyert për te ecur tutje në pistat e modës, por edhe duke qenë imazh i shumë kompanive të vendit dhe ato botërore. Ia hapi dyert që të luajë edhe në filma të ndryshëm dhe në serialet shumë të shikuara të Venezuelës. Deri më tash ajo ka luajtur në 18 seriale shumë të shikuara,shkruan Kosovarja.
Atë e shohim edhe si imazh në shumë revista prestigjioze, e ndër to është edhe në ballinë të revistës “TV Chismes”, “Le mode”, “Gala”, “OK” etj.
Në moshën 18 vjeçe, kur edhe u zgjodh mis, u regjistrua në Universitetin Qendror të Venezuelës, në Fakultetin e Psikologjisë.
Është e martuar me aktorin Jul Burklea dhe jetojnë Majami, me të cilin kanë një vajzë me emrin Barbara.
Edhe pse tash është në prag të 42-ave, ende e ka primatin e aktores më të bukur latino-amerikane.