Genesis Rodriguez Perez quhet aktorja kubaneze, e lindur më 29.7.1987, në Majami. Ka luajtur në shumë filma, por më së shumti në serialet latino-amerikane. Në serialin “Dona Barbara”, në vitin 2004, gjatë xhirimit, i tërë projekti përcillet edhe me aferën që u zbulua se ishte në lidhje dashurie me aktorin e rolit kryesor, Mauricija Islasin, edhe pse ende ishte adoleshente…
Aktorja bukuroshe Genesis Rodriguez, te ne e njohur si Rosita nga seriali shumë i shikuar “Dame Chocolate”, në botë njihet më së shumti për skandalet sesa për talentin e saj prej aktoreje.
Gjatë xhirimit të telenovelës “Dona Barbara” ndodhi edhe skandali i saj i parë. Aso kohe mjetet e informimit publikuan lajmin se si aktori kryesor i serialit, Mauricio Islas, bëri përpjekje ta dhunojë… Më pastaj, Mauricio e la bashkëshorten dhe u largua nga puna e tij prej aktori për një periudhë të caktuar.
Ndërkohë, Genesis fitoi rolin kryesor në telenovelën “Dame Chocolate”, në të cilin luan rolin e Rositës me aktorin Karlos Ponceo, shkruan “Kosovarja”.
Gjatë kohës së xhirimit të kësaj telenovele dolën zëra se aktorët kryesorë janë në lidhje dashurie edhe në jetën e përditshme… Madje, se aktorja e re ishte edhe shtatzënë…
Bukuroshja Genesis është aktore edhe e filmit shumë të shikuar “Shtëpia e babait tim”, e që partner i saj ishte aktori i njohur Vill Ferrell.
Nuk është vështirë të konstatohet se në krijimtarinë artistike punët i shkojnë si duhet, por jo edhe në jetën private, sepse ka pasur shumë afera në pothuajse secilin serial, e që kanë përfunduar bashkë me serialin…