Aktorja e njohur turke, por edhe bukuroshe e famshme, Berguzar Korel, ka luajtur në shumë filma televizivë, si në “1001 net”, në “Karaday” etj. Në “1001 net” paraqitet në rolin e Shehrezades, bukuria e së cilës mahnit shikuesit që e përcillnin anekënd botës, shkruan “Kosovarja”.
Berguzar Korel është e lindur më 27 gusht 1982, në Stamboll. Është bijë e dy aktorëve të njohur të kohës në Turqi. Tash është 33 vjeçe, e martuar me Halit Ergenc, aktor i njohur turk, sidomos me rolin e “Sulltanit të madhërishëm”. Haliti është 45 vjeç. Çifti ka një djalë me emrin Ali,shkruan Kosovarja
Popullariteti i tyre sa vjen e shtohet, kurse jeta e tyre private ndiqet me interesim të madh nga fansat e publiku. Halit Ergenc kishte më parë një martesë me Gizem Sojsaldi.
“Haliti është dashuria e vërtetë e jetës sime. Këtë e kam biseduar edhe me Halitin. Kur e kam njohur Halitin ai ishte 32 vjeç dhe ishte shumë më ndryshe. Aso kohe unë isha 21-vjeçare. Sikur të kishte nisur lidhja jonë atëherë, ndoshta Haliti nuk do të ishte bashkëshorti im. U njohëm në Serialin “1001 net”, u dashuruam dhe u martuam”, thotë Berguzar./