Lajmet e fundit

AAK: Arrestimet e sotme lidhen me protestën e nesërme

aakArrestimi i zëdhënësit të LVV-së, Frashër Krasniqi dhe sot i shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca si dhe paralajmërimet për arrestime të tjera të mundshme të aktivistëve të VV-së, për siç thuhet disa vepra të kryera shumë vite më parë, kjo pikërisht një ditë para protestës së madhe të opozitës në Prishtinë, dëshmon lidhjen e fortë të pushtetit dhe gjyqësorit.
AAK thekson se nuk mund të jetë krejt e rastësishme që pushteti vendosë ta ushtrojë zbatimin e ligjit në ditën më domethënëse për opozitën, prandaj, vlerëson se operacioni i arrestimeve pikërisht sot, është një ndërmarrje e kalkuluar, në mënyrë që të reflektojë keq dhe të nxisë dhunë në protestën e nesërme.
“Por Opozita është shumëfish më e përgjegjshme dhe nuk do t’i nënshtrohet skenarëve të krerëve të pushtetit për një protestë të dhunshme, edhe ashtu të paralajmëruar, të sajuar e të deklaruar publikisht tash e sa ditë. Protesta e 17 Shkurtit do të jetë qytetare dhe paqësore, prandaj kërkojmë që pushteti të mos e provokojë atë me skenarë të gatuar në kuzhinat e tyre politike, aq më tepër ta shfrytëzojë gjyqësorin për hesap të vet”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.