Kabineti i kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Pejës ka njoftuar për mbështetjen e disa artistëve pejanë për kandidatin Ali Berishën në garën e balotazhit.
Sipas AAK-së, mbështetjen në mënyrë publike për kandidatin Berisha e kanë dhënë këngëtari Ramadan Krasniqi (Dani), bateristi Filonid Gjikolli – (Nille), Klarinetisti Sead Muqa (Sei) dhe këngëtari Bashkim Sinani (Baki).