Lajmet e fundit

AAK: Autorizimi i operatorit serb e dëmton Kosovën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e cilëson të dëmshme autorizimin e një operatori mobil serb në veri të Mitrovicës.

Në AAK thonë se Qeveria e Kosovës me vendimin për këtë autorizim ka bërë shkelje të normave dhe rregullave të telekomunikacionit.

Anton Berisha nga kjo parti politike përmes një konference për media, tha se Qeveria ka mbështet operatorin serb e në anën tjetër ka mposhtur dy operator vendor të licencuar.

Sipas tij kjo marrëveshje dëmton Kosovën, e shkatërron integritetin e telekomunikacionit dhe dëmton tregun e lirë./Kosovanews

Leave a Reply

Your email address will not be published.