“Kryeministri i Kosovës, i cili është i autorizuar për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, nuk ka përfillur Ligjin nr. 04-V-310 të Policisë, të miratuar më 23 janar 2012 dhe të dekretuar nga Presidentja më 2 mars 2012, ngase konform me këtë është dashur të miratojë vendim për zëvendësimin e vendimit Nr. 066/11, të datës 12 tetor 2011, dhe me të cilin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë do t’i vazhdohej mandati”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.
Pasi që Kryeministri, me vendim të bazuar në Ligjin Nr. 04-V-310 për Policinë, nuk e ka miratuar vendimin plotësues, sipas AAK-së, pa mëdyshje del se Drejtori aktual i Policisë së Kosovës e ushtron funksionin pa bazë ligjore që nga data 12 tetor 2014.
“Sa i përket aspektit ligjor, Drejtori aktual i Policisë të Kosovës që nga 12 tetori 2014 ka e ushtron funksionin pa vendim të bazuar në ligj apo thënë në mënyrë ironike, “në ler juridik”, përfundojnë njoftimin AAK-ja.