KONFERENCA E AAK PER SHENDETESINE – KONKLUZIONET
E brengosur për gjendjen në shëndetësi dhe e vendosur që ta përmirësojë, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës ka organizuar konferencë gjithëpartiake për miratimin e “Strategjisë së Aleancës për ardhmërinë e Kosovës për mbrojtjen e shëndetëtit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”. Pjesëmarrës në konferencë kanë qenë punëtorë shëndetësorë, ekspertë të fushës së menaxhimit dhe financave në shëndetësi, ekspertë të politikave shëndetësore, të ekonomisë dhe studentë të shkencave mjekësore.
Pas prezantimeve dhe diskutimit të gjërë në lidhje me problemet dhe zgjidhjet, Konferenca ka miratuar disa konkluzione. Këto konkluzione do ti shërbejnë departamentit për shëndetësi në përditësimin e strategjisë ekzistuese për shëndetësi dhe përpilimin e strategjisë, programit dhe planit operativ të Departamentit për shëndetësi.
Konluzionet:
1. Gjendja në shëndetësi nuk është e mirë. Ligjet e këqija dhe menaxhimi edhe më i keq kanë bërë që me të të mos jenë të kënaqur as të sëmurët dhe as punëtorët shëndetësorë.Infrastruktura është e shkatërruar, pajisjet janë jashtë funksionit, barna nuk ka. Në vend se me tregime per suksesin e punëtorevë shëndetësor, mediat janë mbushur me lajme për afera korruptive dhe skandale, ndërsa rrugët me njerez që apelojnë për solidaritet në mënyrë që të sigurojnë mjete për t’u mjekuar jasht vendit. Me përjashtim të disa storieve te vogla të suksesit, që kryesisht jane rezultat i angazhimit të vetë punetorëve shëndetesor, i gjithë sistemi shëndetësor është në kolaps.
2. Qeveria Mustafa nuk ka zgjidhje për problemet e shëndetësisë. Edhepse i deklaruar prioriet i bashkëqeverisjes LDK-PDK nuk ka asnjë indikacion të vetëm se ky sektor po trajtohet si i tillë. Përkundrazi ka shumë indikacione se kjo nuk është e vërtetë. Buxheti më i vogël për shëndetësi në krahasim me atë të vitit të kaluar dhe loja me qytetarët kur është në pyetje fondi i sigurimeve shëndetësore janë vetëm dy argumente që e dëshmojnë këtë. Qeveria, madje nuk ka as program për shëndetësi duke qenë se dokumenti që pretendon të jetë i tillë nuk jep përgjigje në pyetjen kryesore – a e ka mendjen kjo qeveri t’i vazhdojë reformat e nisura në mandatin e kaluar apo ka në plan reforma të tjera? Si pasojë e kësaj, pra, për shkak të mungesës së kurajos për të thënë se reformat nuk janë të mira dhe të ideve si duhet të jenë, shëndetësisë po menaxhohet në baza ditore, sot për nesër. Pa vizion për të ardhmen.
3. Për AAK kjo është e papranueshme. Për këtë arsye ajo ka përgatitur strategjinë për shëndetësi e cila ka tre qellime – që tësigurojë mbrojtje shëndetësore për çdo qytetar të Kosovës në çdo kohë dhe në çdo vend, që të bëjë që kjo mbrotje shëndetësore të jetë e cilësisë së lartëdhe që të shpërblejë punëtorët shendetësor për punën që bëjnë.
4. Të gjitha këtyre qëllimeve do ti bëjmë vend duke i amandamentuar menjëherë Ligjin për shëndetësi dhe ligjet shoqëruese dhe aktet e miraturara nënligjore si dhe do të angazhohemi fuqishëm për implementimin e atyre provizioneve në këto ligjet që i konsiderojmë pozitive.
5. Sistemin shëndetësor në mandatin e AAK do ta kompletojmë brenda shumë pak muaj duke funksionalizuar në mënyrë të plotë odat e profesionistëve shëndetësor dhe duke deleguar te ata kompentencat në fushat si licencimi, specializimet dhe subspecializimet, edukimi i vazhdueshëm medicinal dhe çështjet etike.
6. Duke konsideruar shëndetin e popullit me të vërtetë prioritet, AAK do të ndërtojë skemë të të tillë të financimit e cila do të sjell jo vetëm më shumë mjete në sektor, por do ta bëjë menaxhimin mëtë mirë të tyre. Këtë të fundit do ta bazojë në buxhetin e Kosovës dhe Fondin e sigurimeve shëndetësore por edhe në asistencën që në mënyrë aktive do të kërkohet nga miqtë ndërkombëtar. AAK do të punojë edhe në shfrytëzimin më të mirë të resurseve përmes kursimit të mjeteve ekzistuese duke koncesionuar shërbimet e mjekësisë primare dhe shërbimet e shtrenjta si kardiokirurgjika, hemodializa dhe diagnostika e avansuar, respektivisht duke menaxhuar më mirë me buxhetin ekzistues.
7. Që të sigurojë mbrojtje shëndetësore për çdo qytetar të Kosovës në çdo kohë dhe në çdo vend, AAK do të rishikojë rrjetin aktual të institucioneve shëndetësore, do të riorganizojë dhe do ta bëjë plotësisht funksional shërbimin emergjent, shërbimin e kujdesit në shtëpi, shërbimet mjekësore në shkolla dhe insituticione parashkollore, do të sigurojë shërbime konsultative specialistike në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe subspecialistike në Spitalet e Përgjithshme (Regjionale) me objektiv shndërrimin e njërit prej tyre (Prizrenit) në qendër të dytë terciare në Kosovë si dhe do ta riogranizojë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në mënyrë që brenda saj të zhvillojë edhe Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Shërbimet të cilat nuk ofrohen në sektorin publk do ti kontraktojë në mënyrë transparente dhe të drejtë. Vëmendje të veçant do ti kushtohet shëndetit mendor dhe mbrotjes shëndetësore për grupet vulnerabile, respektivisht personat me nevoja të veçanta.
8. Që të sigurojë mbrojtje shëndetësore të cilësisë së lartë, AAK do ta ndryshojë mënyrën e formimit te punetorit shendetesor prej bankave shkollore, neper fakultet dhe deri te specializimi, do të ndryshojë mënyrën e ndarjes së specializimeve, shkollimit specialistik dhe vlerësimit të specialistëve, do të riformësojë procesin e edukimit tëvazhdueshëm medicinal dhe të licencimit të punëtorëve shëndetësor dhe do tëstandardizojë shërbimet shëndetësore përmes përpilimit të protokoleve dhe planeve të menaxhimit të të sëmurëve në tëgjitha nivelet. Në linjë me këtë objektiv tësaj, AAK do të modernizojë pajisjet diagnostike dhe terapeutike në institucionet shëndetësore dhe do të sigurojëfunksionin e tyre të vazhdueshëm.
9. Që të shpërblejë punëtorët shendetësor për punën që bëjnë, AAK do t’i vë çmim punës. Duke bërë këtë dhe duke e pajisur qytetarin me kartelën e sigurimit shëndetësor, AAK do të ndërprejë çdo raport financiar në mes të mjekut dhe qytetarit, ndërsa duke kontraktuar shërbimet shëndetësore do të eliminojë edhe dukurinë e angazhimit dy sektore (privat dhe publik) edhe dukurinë e korrupcionit.
10. AAK e sheh sektorin privat si shumë tërëndësishëm. Në kushtet e buxhetit tëkufizuar për shëndetësi, AAK e sheh këtësektor si mundësi për ofrimin e atyre shërbimeve shëndetësore të cilat për shkak të buxhetit nuk mund të zhvillohet nësektorin publik. Por, roli i sektorit privat shkon përtej funksionit të tij vetëm komplementar. Ky sektor do të jetë i barabartë me sektorin publik prandaj edhe konkurent gjatëkontraktimit të shërbimeve shëndetësore.
11. Në qeverinë e udhëhequr nga AAK shëndetësia publike do ta ketë vendin e merituar. Masat preventive dhe të mbikqyrjes në kompetencë të institucioneve të shëndetësisë publike do ta marrin mbështetjen e plotë të Qeverisë. AAK më tutje do të angazhohet për funksionalizimin sa më të shpeshtë të sistemit të informatave në shëndetësi të cilin e konsideron parakusht për të gjitha planifikimet dhe reformat.
Njoftonë :
ALEANCA PЁR ARDHЁRMЁRINЁ E KOSOVЁS
DEPARTAMENTI PЁR SHЁNDETЁSI
KONFERENCA E AAK PER SHENDETESINE – KONKLUZIONET