Lajmet e fundit

AAK e Nisma pro një seance për ratifikim të MSA-së (Video)

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe miratimi i saj në Kuvendin e Kosovës, i ka zbutur qëndrimet e opozitës së bashkuar, për mbajtjen e seancës ku do të ratifikohet kjo marrëveshje.

Muharrem Nitaj, zëdhënës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka thënë Tribuna Channel nëpërmjet telefonit, se AAK-ja nuk do ta pengojë, e as nuk do ta bllokojë e MSA-së në Kuvendin e Kosovës.

“Nëse Qeveria do të tentojë që edhe këtë temë më e kontrabanduar dhe me fut pika tjera që janë krejt të zakonshme për rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës, atëherë përgjegjësinë ose fajin e mban Qeveria, që nuk është e interesuar për stabilitet në Kuvend”, ka thënë Nitaj.

Nitaj shtoi se ky është qëndrim i AAK-së, pasi AAK-ja është parti institucionaliste dhe për ngjarje të tilla të rëndësisë, ka qëndrimin e saj, pavarësisht se është në front të bashkuar opozitar.

Edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën nëpërmjet telefonit i ka thënë Tribuna Channel, se e mbështesin nënshkrimin e MSA-së dhe se janë pro ratifikimit të saj në Kuvend.

“Ne e mbështesim MSA-në dhe ratifikimin e saj në Kuvend, dhe nëse vjen në Kuvend ratifikimi i vetëm kësaj marrëveshje besoj se mund të gjejmë gjuhë të përbashkët, por nëse thirret një seancë edhe me pika të tjera të rendit të ditës kjo është problem”, ka thënë Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.