Lajmet e fundit

AAK e Pejës, Dështimet dhe premtimet, Gazmend Muhaxherit ja paraqet në tabelë

AAK e Pejës, Dështimet dhe premtimet, Gazmend Muhaxherit ja paraqet në tabelë

 

Sahiti i kërkon Muhaxherit të shkarkojë disa drejtorë për ta shpëtuar Pejën dhe vetën

 

Krerë të AAK-së në Pejë në Konferencën e fundivitit me gazetarë, ia kanë paraqitur në formë tabelare dëshmtimet dhe premtimet, Gazmend Muhaxherit, Kryetarit të Pejës. Sipas AAK-së, Peja tash e dy vjet me qeverisjen e Gazmend Muhaxherit asnjëherë nuk ka qenë më keq që nga paslufta.

 

Naim Sahiti – Kryetar i opozitës në Pejë, gjegjësisht subjektit më madh opozitar, referuar nga dështimet siç i ka deklaruar kjo parti, nga Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se nga 2013-ta kur ky njeri erdhi në krye të komunës, Peja e mori teposhtëzen. ‘Fatkeqësisht duhet të konkludojmë dhe kjo tani e një kohë për ppullatën nuk është diçka e re, se Peja prej se Gazmend Muhaxheri erdhi në krye të saj, e mori teposhtëzen. Premtimet për lopët, bletët dhe tani kohëve të fundit edhe për rregullimin e toaleteve të shkollave, janë tre frazat që e kanë ngopur qytetarin e Pejës i cili bazuar në premtimet e Gazit, ka pasur pritje krejtësisht tjera. Shkuan dy vjet e po i shkojnë edhe të tjerat dhe dështimet janë evidente. Është ky kryetar që për dy vite të qeverisjes ja ka humbur Pejës nga 2 milion euro investime nga niveli qëndror. Viti 2015 për komunën e Pejës është edhe viti kur komuna shpesh u vizitua nga policia e krimeve ekonomike, pastaj aferat korruptive tashmë dihen si e përcjellin Gazin dhe drejtorët e tij.’-deklaroi Sahiti i AAK-së.

Ndërsa, Blerim Nikçi – N/Kryetar i AAK-së në Pejë, si shef i gr, parlamentar i këtijë subjekti në Asamblenë e kësaj komune, dështimet e paraqitura nga Sahiti dhe nga ai nga ana e komunës, i prezantoi në formë tabelare bashkë me premtimet e parealizuara të Gazmend Muhaxherit. Në këtë tabelë, u prezantuan punësimet me militant, kontratat mbi vepër, dëshitmet për investime në serra, në stalla, dështimet në investimet në bujqësi, mosrealizimi i projektit të impiantit të ujërave të zeza dhe çështje të tjera. Poashtu Muhaxherit, AAK i përmendi edhe heshtjen e tij rreth demarkacionit, një çështje e ngritur dhe e votuar nga Asambleja (përfshirë edhe LDK-në), qysh para se problemi të merrte karakter nacional. Naim Sahiti këtu, ashpër kritikoi Gazmend Muhaxherin edhe sa i përket mos përmbushjes së kërkesës së subjektit të tij, që KB ‘Peja’ dhe klube tjera të suksesshme të qytetit të lirohen nga pagesa për shfrytëzimin e palestrës ‘Karagaç’.  Pa u ndalur tek emrat, kreu i AAK-së së Pejës, Naim Sahiti, i ka kërkuar kryetarit Gazmend Muhaxheri, shkarkimin e menjëhershëm të disa drejtorëve të ekzekutivit. ‘Meqë kaluam tanimë gjysmën e mandatit të kësajë qeverisjeje në Pejë dhe rezultatet po mungojnë, i bëjmë thirrje Kryetarit të  komunës të ndërmarrë disa hapa tejet të nevojshëm për përmirsimin e qeverisjes. Kërkojmë nga Kryetari shkarkimin e drejtorëve të cilët janë të paaftë dhe që nuk kanë sjellur rezultate. Ai e di se cilët janë. Janë ata që  nuk i sjellin rezultate as Pejës e nuk i bëjnë nderë as kryetarit.’-ka përfunduar Naim Sahiti i AAK-së .

 

Më poshtë sjellim edhe tabelën e AAK-së me premtimet dhe dështimet e Gazmend Muhaxherit.

Nr. Premtimet Realizimi
1 Administratë profesionale (pa staf me kontratë mbi veper) Janë mbi 150 persona të tillë më Institucionet e Komunës
2 Zgjedhjen e profesionistëve në pozitën e Drejtorëve të shkollave Drejtorët janë zgjedhë militantë të partive në pushtet. Ka Drejtora te shkollave qe nga 1.5 vjet eshte ushtrues detyre sepse nuk permbushin kriteret. Ketu Vlen te permendet edhe rezultati shum I dobet I testit te matures ne disa shkolla psh Shkolla e mesme Ekonomike 14.2%, Shkolla e mesme Teknike 29%
3 Ndërtimin e 80 serrave brenda 4 viteve 10 Serra deri më tani janë ndërtuar dhe atë me 50% participim nga fermerët
4 Ndërtimin e 40 stallave për bujqit Asnjë shtallë nuk është ndërtuar
5 Çdo vit të investohen 1.5 milionë euro në bujqësi 2014= 400.000 euro; 2015= 700.000 euro; 2016=460 për tri vite do të investohen 1,560,000 euro. Pra jo 1.5 milion ne vit por 1.5 milion per tri vite.
6 Ndërtimi i 200 hektareve pemishte Nuk ka asnje m2 pemishte qe dy vite ne pushtet.
7 1.5 milion euro për ndërtimin e rrugëve në “Bjeshkët e Rugovës” Nuk eshte shenuar pothuajse as nje investim domethenes, qe kishte me nxit turizmin dhe zhvillimin e kesaj treve
8 Ndërtimi i rrugëve në të gjitha fshatërat e Pejës Asnjë projekt i rëndsishëm hiqë disa rrugica në fshatra.
9 Ndërtimi i kanalizimeve në të gjitha vendbanimet e Pejës ku ka mungesë të tyre Nga 70 vendbanime rurale vetëm 5 fshatra kanë kanalizim.
10 Shtrirja e rrjetit të ujësjellesit nëpër të gjitha fshatrat e Pejës Projekti I nisur nga ish qeverisja për Lugun e Baranit , po zvarritet dhe është ndërprerë.
11 Ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujerave të zeza Nuk është bërë asnjë lëvizje. Projekti që është dashur të filloj me finnacim të KFË dhe Qeverisë tashmë nuk po përmendet.
12 Ndriçimi i rrugëve në periferi të qytetit Në pjesën e fundit të vitit 2014 Peja ishte në terrë të plotë për mospagesë të fakturave. Në 2015 dritat dhezën në ora 19 e ndalen 3.
13 Largimi i mbeturinave të ngurta nga të gjitha zonat Janë zvogëluar fondet dhe gjendja është përkeqësuar edhe me grumbullim të mbeturina tjera ndërsa që ngurtat as që është marrë kush.

Leave a Reply

Your email address will not be published.