Lajmet e fundit

AAK e Pejës kritikon ashpër komunarët: E shkatërruat shëndetësinë

aak-pejDr. Gazmend Agusholli, Dr. Iliriana Gafuri dhe Dr. Saranda Belegu nga departamenti për shëndetësi dhe mirëqenie i AAK-së në Pejë kanë dalur sot në një konferencë me gazetarë në të cilën ka drejtuar akuza dhe kritika të ashpra në drejtim të komunës së Pejës, respektivisht Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale.

QKMF (Qendra Kryesore e Mjëksësisë Familjare) ka qenë kryefjalë e akuzave që janë hedhur në adresë të Drejtoratit të Shëndetësisë në Pejë. AAK ka rikujtuar se, siç është thënë, përkundër reagimeve nëpër seanca rradhazi për keqmenaxhim të Drejtoratit të shëndetsisë dhe në përgjithësi gjendjen e rëndë në kujdesin primarë në Pejë, ky subjekt dhe popullata e Pejës, janë injoruar vazhdimisht me reaksione paditurie.

“Nga Drejtori i Shëndetësisë dhe ky drejtorat, që nga fillimi jo vetëm që nuk janë përmirësuar kushtet për punë profesionale dhe me këtë edhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore për pacient, por kemi një degradim dhe shkelje edhe të vet ligjit për shëndetësi si dhe të udhëzimit administrativ nr: 02/2015 ku përshkruhen detajisht obligimet e kujdesit primar nëpër Komuna, respektivisht nenet obligative për funksionim të QKMF-së.”-ka deklaruar Iliriana Gafuri e AAK-së. Gafuri ka nënvizuar dhe rikujtuar edhe shembullin e shkeljes së ligjit, tek çështja e zgjedhjes së drejtorit të QKMF-së. “Fillimisht është shkelur ligji, neni i 7-të i ketijë udhëzimi dhe për drejtor është perzgjedhur pas shumë peripetishë një udhëheqës pa përvojë menaxheriale, ose thënë më mirë diten e parë në punën e tij, e ka pasur atë kur është bërë drejtor i QKMF-së. Krejt si pasojë e kësajë prapavije sot shkelet edhe neni 8, 13, e shumë nene të tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kujdesit primar.”-tha Gafuri

Dështimet e krerëve të komunës së Pejës në shëndetësi, Agusholli, Gafuri e Belegu, në emër të AAK-së i kanë paraqitur edhe në formë tabelare, dhe ua kanë ndarë mediave në 17 pika;

1. Shërbimet esenciale kurative përfshirë edhe intervenimet kirurgjike të vogla, nuk bëhen në kujdes primar, që është obligim me nenin 8, pika 1.3 i ligjit për shëndetsi.
2. Në të njejtin objekt të QKMF-së ekzistojnë dy kartoteka qe është në kundërshtim me ligjin.
3. Nuk ka kontroll të referimeve dhe tirazhimet për konsultime specialistike me shumicë bëhen pa ekzaminime paraprake, pa analiza.
4. Nuk ka grumbullim të raporteve kthyese të atyre që referohen për konsultime të jashtme apo të brendshme. Është shkelje e nenit 13 të udhëzimit administrativ ne fjalë.
5. Nuk ka raportim e as informim për sëmundjen e Tuberkulozit që është gjithashtu obligim i QKMF-së.
6. Nuk ka vizita sistematike te punëtorve shëndetësor të vet institucionit, që është obligim ligjor.
7. Nuk ka patronazh efektiv dhe fuksional.
8 Shëndeti publik është neglizhuar dhë mungojnë ligjëratat e edukimit shëndetësor për preventiv të semundjeve, si dhe ligjëratat dhe promovimi i shëndetit oral nëpër shkolla.
9. Nuk ka masa mbrojtëse për punë të personelit shëndetësor e teknik.
10. Laboratori jo funksional përkundër premtimeve dhe kuadrit ekzistues.
11. E gjithë energjia e ketijë menaxhmenti ka shkuar tek përfitimet personale e klanore të komunës.
12. Punësimet e kurdisura dhe me shkelje procedurale, me nepotizëm dhe thyerje të kritereve bazë për puësim.
13. Investime të dyshimta pa tenderime dhe me shkelje të procedurave të prokurimit.
14. Shitja e automjeteve, asete donacione te institucionit.
15. Shitja e kompresorit, që ende mbeti enigmë.
16. Shkelja e premtimit kryesor, gjatë fushates, për kthimin e punëtorëve të pastrimit dhe sigurimit në listën e pagave të institucionit publik. Jo që nuk u kthyen, por me muaj lihen në mëshirë të fatit dhe ende nuk ka zgjidhje afatgjatë për ta.
17. Në resorin e mirëqenies ka mungesa dhe kjo qeveri lokale nuk është aspak premtuese. Shumë familje pa kulm mbi kokë, me gjendje të mjerueshme ekonomike. Po reagojnë vet qytetarët në baza humane, ndërsa institucionet heshtin dhe kanë prioritete tjera.

Dr. Gazmend Agusholli që në qeverisjen e kaluar të AAK-së ishte edhe nënkryetar i Pejës, referuar nga këto pika dështimi të shëndetësisë pejane, ka vlerësuar se komplet qeverisja lokale e Pejës, tashmë ka dështuar. “Këta kanë dështuar prej ditës së parë. Kanë premtuar në çdo sferë sikur edhe në shëndetësi vetëm sa për të marrë vota, të cilat më as në ëndërr nuk do ti shohin. E kanë nis keq, do të ikin keq”-ka thënë Agusholli.kosovanews.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.