Lajmet e fundit
AAK e Prishtinës: Çka po ndodhë me Ligjin për Prishtinën?

AAK e Prishtinës: Çka po ndodhë me Ligjin për Prishtinën?

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë në një reagim në faqen e tyre zyrtare kanë ngritur çështjen e Ligjit për Prishtinën
Sipas kësaj partie sikur qytetarët e Prishtinës të ishin joshqiptarë Hashim Thaçi do ta procedonte këtë ligj qysh në vitin 2008, ndërsa sipas tyre, Isa Mustafa do ta bënte këtë gjë që në muajin e parë të qeverisjes.

Ky është reagimi i plotë i degës së AAK’së në Prishtinë.

Çka po ndodhë me Ligjin për Prishtinën?

“ Kushtetuta e Republikës së Kosovës:

Neni 13 [Kryeqyteti]

1. Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina.

2. Statusi dhe organizimi i kryeqytetit rregullohet me ligj”

Kanë kaluar shtatë vite që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por obligimi kushtetues i rregulluar me nenin 13 nuk është realizuar. Sa ishte në krye të kryeqytetit Isa Mustafa, në vazhdimësi kërkohej ligji për Prishtinën. Qytetarëve të Prishtinës, zyrtarë të LDK u ankoheshin se PDK dhe SHIK po e bllokojnë këtë ligj, sepse nuk po ja duan të mirën kryeqytetit. Sot, pothuajse pas një viti të qeverisë Mustafa, askush nga ish-udhëheqësit e kryeqytetit nuk flet për këtë ligj!!!

Ligji për Prishtinën është ligj për qytetarët e saj, e jo instrument presioni për ata që udhëheqin me Prishtinën, kushdo qofshin ata. Po të ishin qytetarët e Prishtinës joshqiptarë, Hashim Thaçi qysh në vitin 2008 do ta procedonte këtë ligj, kurse Isa Mustafa në muajin e parë të qeverisjes së tij. Që të dy në arsyetim të këtij ligji do të fabrikonin arsyetime se sa i mirë është ky ligj për të ardhmen Europiane të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vazhdimësi ka kërkuar aprovimin e këtij ligji pavarësisht se kush qeverisë me kryeqytetin, sepse ky ligj ka të bëjë me qytetarët, e jo me pushtetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.