Lajmet e fundit

AAK-ja kërkon leje për tubimin në Gjakovë

Dega e AAK-së në Gjakovë ka kërkuar leje në polici për tubimin opozitar të paralajmëruar të shtunën.

“Kërkojmë nga institucioni juaj të na krijohet mundësia për mbajtjen e manifestimit paqësor në Gjakovë me datë 05.12.2015. Manifestimi mbahet në qendër të qytetit pranë bustit ‘Nënë Tereza’,” thuhet në kërkesën e degës gjakovare të AAK-së për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Pranimin e kësaj kërkese e konfirmon për KALLXO.com drejtori rajonal i policisë Ahmet Hasi.

“Kemi pranuar një kërkesë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që të krijohet mundësia për mbajtjen e një manifestimi,” tregoi drejtori Hasi.

Mbajtjen e tubimit në Gjakovë e paralajmëroi lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në një konferencë për media të martën.

“I pari në Gjakovë të shtunën në orën 13:00. Opozita e bashkuar çon atje deputetët,” tha Haradinaj. / Kallxo.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.