“Në çdo 16 tetor, e kujtojmë njërin prej luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës, Adrian Krasniqin. Njeriun i cili ndër të parët qe bërë themel i UÇK-së, dhe shumë shpejt i shndërruar në emblemë të luftës dhëmb për dhëmb me pushtuesin shekullor. Ditët si kjo, na e rikthejnë kujtesën, se sa e sakrifikueshme ishte jeta e heronjve të këtij vendi, çfarë ishte edhe Adrian Krasniqi, për të vendosur themelet e një shteti të lirë dhe sovran. Themele këto, që në etapa të mëvonshme janë rrezikuar më shumë se njëherë. Në kësi përvjetorësh, sikur bëhëmi më të ndjeshëm dhe njëkohësisht më të vendosur, që ta mbrojmë me çdo çmim, idealin dhe qëllimin për çfarë ata ranë në altarin e lirisë. Adriani mbetet përgjithnjë sinonim i sakrificës për lirinë e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, shkruan Haradinaj.
AAK-ja kujton Adrian Krasniqin!
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar njërin prej luftëtarëve të Kosovës, Adrian Krasniqin.