Lajmet e fundit

AAK-ja: Nuk kemi marrëveshje me PDK-LDK, por jemi të hapur të takohemi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media ka hedhur poshtë shkrimet e medieve se kjo parti është afër arritjes së një marrëveshje me koalicionin qeverisës PDK-LDK.

“Disa media kanë njoftuar se gjoja LDK-PDK dhe AAK, janë afër arritjes së një marrëveshjeje për Demarkacionin dhe Asociacionin. E vërteta është se AAK nuk ka asnjë kërkesë për asnjë marrëveshje me asnjë parti politike. AAK, është e hapur të takohet më të gjithë ata që kanë fuqi të ndikojnë në tërheqjen e marrëveshjeve që janë të dëmshme për integritetin dhe rendin kushtetues të vendit”, thuhet në njoftim.

AAK, nuk e ka për qëllim ta rrëzojë nga pushteti as Isa Mustafën, as Hashim Thaçin, por ta realizojë kauzën e saj që lidhet me tërheqjen e marrëveshjeve. Të gjitha të tjerat janë spekulime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.