Të rinjë e Aleances për Ardhmerinë e Kosovës në vendë të vezëve ata përmes një aktiviteti të mbajtur në sheshin Zahir Pajaziti kan promovuar vlerat e të rinjve me talent nga arti , muzika , poezia etj.
Sipas Kryetares së të rinjëve të AAK-së Diellza Hoti thotë se moshat e reja kanë nevojë për më shumë përkrahje për të shprehur kreativitetin e tyre , njoftonë Kosovanews.info
Diellza Hoti, kryetare e te rinjve të AAK-së tha se ky organizim në të cilin u shfaq puna e nxënësve të shkollave të ndryshme të Prishtinës nuk do të jetë i vetmi dhe se përmes tyre po mundohen që të sensibilizojnë të gjithë për nevojën që kanë këta të rinj për të treguar aftësitë e tyre në fusha të ndryshme.
Për ti përkrahur të rinjtë e Aleancës këtu u pa edhe shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.
Veç ekspozitës me piktura, gjatë këtij aktiviteti të të rinjve të Aleancës u kënduan këngë e u recituan poezi në gjuhën angleze.