Lajmet e fundit
AAK: Kush po rren se gratë deputete të AAK-së, refuzuan të shkonin të Mimoza?!

AAK: Kush po rren se gratë deputete të AAK-së, refuzuan të shkonin të Mimoza?!

AAK-ja përmes një njoftimi, ka reaguar sot, ndaj asaj që u tha se deputetet e kësaj partie, injoruan apo nuk e mbrojtën Mimoza Kusari- Lilën, e cila u kërcënua me vdekje.

“I tillë ka qenë edhe një shkrim që është publikuar në disa portale, që për burim kanë pasur një magazine.al, krejtësisht të panjohur për ne, ku shkruan se gratë deputete të AAK-së, e kanë refuzuar një vizitë mbështetëse të grave deputete për Kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila kishte marrë informata për një sulm të mundshëm për jetë ndaj saj”, thuhet në njoftim.

Më pas, në këtë njoftim thuhet, se këto lloj shpifjesh janë të ulëta, të cilat bëhen me qëllime të caktuara.

Lexojeni njoftimin e plotë:

“I tillë ka qenë edhe një shkrim që është publikuar në disa portale, që për burim kanë pasur një magazine.al, krejtësisht të panjohur për ne, ku shkruan se gratë deputete të AAK-së, e kanë refuzuar një vizitë mbështetëse të grave deputete për Kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila kishte marrë informata për një sulm të mundshëm për jetë ndaj saj

Gratë deputete të AAK-së, qoftë nga grupi parlamentar, qoftë nga Asambleja Komunale, kanë qenë në këtë vizitë, duke shprehur kështu mbështetjen e parezervë për lirinë dhe sigurinë e Kryetarës së Gjakovës, znj Kusari-Lila.

Dezinformatat dhe shkrimet e rreme, si ky i fundit, janë shpifje të ulta, të cilat bëhën me qëllime që mund të dijnë vetëm ata që i fabrikojnë. Lusim mediat që ta publikojnë përgënjështrimin e këtij lajmi dhe herë të tjera të jenë më të kujdësshme në shfrytëzimin e burimeve të informacionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.