Shtabi zgjedhor i koalicionit AAK-LDD deklaron se procesi I zgjedhor ka vijuar i qetë, por me parregullsi të evidentuara në disa zona, sidomos me problemet e listave të votuesve – ndërrime të qendrave të votimit për votuesit.
“Një gjë e tillë është evidentuar në qendrat më të mëdha në Prizren dhe në fshatra ku problem paraqesin zonat e thella, siç është qendra e votimit 2043\A në fshatin Kabash të Hasit, Sërbicë e Ulët 2012\A, lagja 11 Marsi në Prizren 2007\A etj. Këto probleme të evidentuara po paraqesin vështirësi për votuesit të cilët po detyrohen të votojnë me kusht”, thuhet në kumtesë të tyre.
“Një problem tjetër që është evidentuar është fakti se militantë të LDK-së dhe PDK-së po ushtrojnë trysni dhe presion mbi votuesit në qendrat e votimit duke orientuar votuesit dhe duke i kërcënuar që të votojnë për partitë në fjalë. Këtë parregullsi koalicioni AAK-LDD e ka raportuar në KQZ”.