AAK: Mbulimi i muraleve të Kuvendit, mohim i indentitetit
Muralet në Kuvendin e Republikës, janë pjesë e historisë dhe identitetit të popullit të Kosovës dhe rrjedhimisht edhe pjesë identitare e atij Kuvendi.
Prandaj, mbulimi sërish i tyre, është një akt i papresedan, dhe është përpjekje për të fshehur një pjesë të historisë dhe të identitetit tone.
Përmbajtja e këtyre muraleve, është historia e parlamentarizmit tonë, dhe nuk është e orientuar kundër asnjë grupi etnik, fetar ose politik.
AAK, vlerëson se partneriteti me grupet etnike, religjioze, politike apo edhe me Komunitetin Ndërkombëtar, nuk ndërtohet duke shkelur mbi identitetin që e kemi, po pikërisht duke e shpalosur atë.
Veprimi i kujtdoqoftë për fshehjen e tyre, është një veprim arbitrarë dhe shpërfaq logjikën e një lloj vazaliteti, krejtësisht të pakuptimtë e të papranueshëm.
Ne mbetemi të vendosur për mbrojtjën e identitetit kombëtarë e kulturorë të sëcilit, dhe njëkohësisht të palëkundur që indentitetin tonë ta mbrojmë me çdo çmim!
Muralet e mbuluara janë turpi dhe paftyrësia e atij Kuvendi!