Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka apeluar që seanca e sotme e cila vazhdimisht i shty deri më tash të mbyllet.
AAK përmes një komunikate për shtyp ka kërkuar nga pushteti që të heq taborret policore të cilat i ka vënë brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës.
Komunikata e plotë:
Qeveria është ajo që duhet t’i thërrasë arsyes dhe të mos e vazhdojë provokimin e saj dhe lojën me nerva. Ata që insistojnë në mbajtjen e seancës në mesnatë, nuk janë as politikanë të përgjegjshëm e as ia duan të mirën këtij vendi.
Nuk kapërcehen gabimet tuaja katastrofike me këso farë lojërash të ulta.
Prandaj mbylleni seancën dhe tërhqni marrëveshjet që e instalojnë Serbinë në Kosovë dhe që Malin e zi e ulin këmbëkryq në Bjeshkët e Rugovës.
Kreyministër nëse nuk je burrë të përballesh me gabimet tuaja, shko në shpi dhe mos vazhdo me lojëra të rrezikshme! Fati i individit e as i grupit, nuk lidhet me fatin e vendit. Të gjithë ata, që nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës së krijuar, dhe që bëjnë provokime të kësaj natyre, nuk do të kalojnë.
Prandaj tërhiqni taborret dhe mos e sabotoni mundësinë e mbrojtjës së këtij vendi! Mos e provokoni as veten as neve dhe as njeri normal në këtë vend, që s’po e kupton se pse keni vendosur që punët t’i bëni natën!