Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë tha të mërkurën se shpifjet e bëra ditëve të fundit nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri po bëhen edhe për të mbuluar defektet që ka qeverisja lokale dhe rënia e besimit tek qytetarët e kanë shqetësuar dhe detyruar të përdorë këto metoda.
AAK në Pejë ka adresuar në mori pyetjesh për kryetarin e Pejës, duke u shprehur se pse i ka gënjyer qytetarët e Pejës me premtime elektorale që tashmë nuk mund të mbajë asnjë premtim të vetëm.
AAK po ashtu e pyet Muhaxherin se pse janë zvogëluar investimet kapitale dhe se si përfituesit e grandeve janë militantët partiak të tij.
“Me të gjitha këto e shumë e më shumë pyetje si këto do të duhej të merret Kryetari i Pejës ngase e garantojmë se me këto metoda të shpifjeve më nuk do të fiton zgjedhjet ngase tashmë të gjithë i kanë kuptuar këto metoda dhe në rastin e parë që do ju jepet qytetarët do ta ndëshkojnë për të dyja edhe për mospunë edhe për këto faqe të zeza që po i bënë me shpifje”, thekson AAK.
“Peja nuk e meriton një Kryetar të tillë shpifës, papunëtor e mashtrues. Qytetarët e Pejës gjithnjë janë treguar dhe do të tregohen mirënjohës dhe krenar për luftëtarët e saj dhe Komandantit Ramush Haradinaj. Jo 20 vjet por kurrë nuk do të vijë koha e largimit të tyre ngase ata janë vetë vlera e kombit. Faqet e zeza që Kryetari i Komunës po mundohet të ja vesh të tjerëve në fund do t’i mbajë për vete”, thuhet në komunikatë.