Lajmet e fundit

AAK : Ne besojmë se duke mbrojtur interesat e qytetareve të Republikes së Kosoves i mbrojmë edhe vlerat perendimore

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se aksionet e opozitës do të vazhdojnë deri në heqjen nënshkrimeve nga marrëveshjet e dëmshme për Kosovën. “Do t’i përdorim të gjitha mjetet për ti kundërshtuar marrëveshjet”, ka thënë ajo pas seancës.
Ndryshe, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën tash e sa kohë po e bllokojnë punën e Kuvendit, deri në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve.

Kosovanews.info ju sjellë deklaraten në emër të Grupi Parlamentar i AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është propërendimore dhe e orientuar fuqishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ne besojmë se duke mbrojtur interesat e qytetarëve të republikës së Kosovës, i mbrojmë edhe vlerat përendimore.

Marrvëeshjet për Asciacionin dhe Demarkacionin, nuk janë marrëveshje të drejta dhe si të tilla nuk mund të jenë në interest ë qytetarëve. Ato mundësojnë segregacionin etnik dhe kufirin me Malin e zi, e përcaktojnë në dëm të Kosovës.

Ne besojmë fuqishëm se këto nuk mund të jenë kritere as të Bashkimit Evropian e as të Shteteve të Bashkuara.

Krejt ajo që kërkojmë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, është që ta mbrojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilën e kemi shkruar bashkarisht.

Me këto dy marrëveshje, shkilet kushtetuta e vendit. Këtë nuk mund ta bëjë askush, as qeveria, të paktën jo në emër të popullit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.