Lajmet e fundit

AAK nuk do ndryshoj mendim as pas takimit me Jahjagën

Takimi i nesërm i krerëve të opozitës me Presidenten Atifete Jahjaga, nuk do të rezultojë në ndryshim të mendjes së opozitës. Ata do të vazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja e 25 gushtit.

Këtë e thanë sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Pal Lekaj nga kjo parti, tha se mbajtja e seancave në këtë kohë nuk është një zgjidhje prandaj opozita do të ia dërgojë një letër kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, që të mos ketë seanca në këtë situatë të jashtëzakonshme, në mënyrë që të mos të provokojë situata të tjera.

Lekaj, i cili kishte thirr sot një konferencë për media, foli edhe për rritjen e pensioneve. Ky lajm për Lekën, është një mashtrim i fundit i Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.