Lajmet e fundit

AAK: Opozita, me nji listë në zgjedhje

Nënkryetari i AAK, Ardian Gjini, kur u pyet se a janë gati me shkue në zgjedhje dhe opozita a ka me shkue në nji listë apo kanë me shkue si parti të ndame, tha se janë dakordue për nji listë të përbashkët.

Edhe në konferencën e fundit për media për këtë vit, AAK nuk la pa kritikue e pa ja numrue dështimet qeverisë së udhëhequn nga Isa Mustafa, që nga Asociacioni e deri te mosthemlimi i ushtrisë së Kosovës.

Dështim simbas nënkryetarit të AAK, asht edhe rritja ekonomike prej 3%, sepse Gjini tha se kur u krijue ky koalicion, u deklarue se kjo asht qeveri e ekonomistëve.

E për nënkryetarin tjetër të kësaj partie, Ahmet Isufi kjo qeveri nuk ka kredibilitet për me vazhdue tutje, mbasi asht e korruptueme, e lidhun me krimin e organizuem dhe ka dështue me vendin.

Për të dy nënkryetarët e AAK’s, që në fillim të qeverisjes PDK-LDK, ka nisë edhe eksodi i madh i qytetarëve, si pasojë e depresionit që shkaktuen te qytetarët./Rrokum.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published.