Lajmet e fundit

AAK përshëndet nënshkrimin e MSA-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur nënshkrimin e MSA-së, duke thënë se megjithëse nuk është plotë, siç ka qenë për vende tjera, ajo është rezultat i një përpjekjeje të disa brezave qeverisës të Kosovës, prandaj si e tillë është një hap i rëndësishëm.

AAK thotë se nënshkrimi i MSA-së jodomosdoshmërisht është garanci për rrugë të shpejt për anëtarësim në BE, sepse anëtarësimi në BE është drejtpërdrejt i ndërlidhur me nivelin e qeverisjes së brendshme dhe demokratizimin në tërësi.

“Shembull krahasues: Kroacia dhe Maqedonia e kanë nënshkruar MSA-në në vitin 2001. Madje, Kroacia e ka nënshkruar 6 muaj dhe 20 ditë pas Maqedonisë, por Kroacia ka një kohë që është anëtare e BE-së, ndërsa Maqedonia është shumë larg në rrugëtimin e saj! Fatkeqësisht, Kosova është e fundit që e nënshkruan këtë marrëveshje dhe institucionet e Kosovës do të kenë sfida të mëdha para vetes në plotësimin e kritereve që i kërkon kjo marrëveshje”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.