Lajmet e fundit
AAK premton në Viti hapësira për edukim e argëtim

AAK premton në Viti hapësira për edukim e argëtim

Kandidati i Koalicionit AAK-LDD për kryetar të Vitisë, Hafir Hoxha, , në promovimin e programit të tij për rini, ka premtuar se me qeverisjen e tij të rinjtë e Komunës së Vitisë do të kenë shumë më shumë hapësira për zhvillimin e aktiviteteve rinore si dhe të kulturës.
Ai gjatë një takimi me të rinjtë e Aleancës së të Rinjve të Kosovës dhe Rinisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se të rinjve në komunën e Vitisë, u mungojnë hapësirat e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme edukative, kulturore si dhe sportive, andaj prioritet në qeverisjen e tij do të jetë angazhimi që këtyre të rinjve t`iu krijoi kushte sa më të mira për të zhvilluar aktivitetet rinore.
“ Shtëpia e Kulturës si i vetmi vend ku të rinjtë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre, nuk është në funksion të asaj për çka është e thirrur, pasi këtu mungojnë hapësirat për ekspozita të artit pamor, ushtrim të aktiviteteve kulturore si dhe ato që kanë të bëjnë me edukimin, andaj prioritetet në qeverisjen e ardhshme do të jetë funksionalizimi i plot i këtij objekti që në tërësi do ti dedikohet të rinjve si dhe krijimi i hapësirave tjera ku të rinjtë mund të zhvillojnë aktivitete sportive”, ka thënë Hoxha, duke inkurajuar të rinjtë që pavarësisht partisë të jetë aktiv në kulturë dhe sport pasi tek ata ekziston talenti që këto dy lëmi ti qojnë përpara. Kurse Xheladin Zenuni, kryetar i Aleancës së të Rinjve për Viti , ka thënë  se me udhëheqjen e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me kandidatin e saj për kryetar Hafir Hoxha, rinia e komunës së Vitisë ,  më nuk do të thirret si e  ardhmja por si e tanishmja, pasi   asaj i hapen perspektivat e zhvillimit duke filluar nga edukimi, argëtimi e deri tek punësimi .
Në këtë tubim promovues të AAK-së janë promovuar edhe kandidatët e rinj për asamble komunale në lista e përbashkët e këshilltarëve të koalicionit AAK-LDD dhe Rinia Demokratike e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.