Lajmet e fundit
AAK: Presidentja, me reagimin e sotëm, është shndërruar në palë politike

AAK: Presidentja, me reagimin e sotëm, është shndërruar në palë politike

leancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk i ka pëlqyer aspak reagimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, lidhur me dhunën e deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Reagimi i sotëm për zhvilimet në Kuvend i Presidentes Jahjaga, është i pamatur, politikisht i gabuar dhe vec sa e acaron situaten më shumë. Ajo përpara se t’i vlerësojë sjelljet e Opozitës në Kuvend, do të duhej të merrej me shkaqet që e kanë çuar Opozitën në këto veprime.

Presdientja e vendit, e cila sipas kushtetutës është faktor uniteti, nuk duhet t’i hedhë benzinë zjarrit, por ta kuptojë rolin që e ka dhe të fillojë, më në fund, që të shqetësohet për shtetin dhe integritetin e tij, i cili mund të dëmtohet edhe me marrëveshjet që po i kundërshton Opozita,e jo të merret nëse veprimet e saj janë të shëtuara

Reagimi i saj i sotëm e shndërron atë në palë politike, dhe kjo është tepër e dëmshme”, thuhet në kundërpërgjigjen e AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.