Lajmet e fundit

AAK: Pushteti po vazhdon me masa repressive kundër deputetëve të opozitës-e mban Pal Lekajn në prokurori

Është krejtësisht e papranueshme hipokrizia e pushtetit, i cili në njërën anë bën thirrje për dialog, e në anën tjetër vazhdon masat represive ndaj deputetëve të opozitës. Pikërisht në ditën për kur kryeministri kishte bërë një ftesë për dialog me opozitën, urdhërdhënësit politik e mbajnë në prokurori deputetin Pal Lekaj, nga AAK, për ta zgjëruar lepezën e presionit politik e policor mbi të zgjedhurit e popullit.

I bëjmë thirrje pushtetit që të heqë dorë nga këto metoda diktatoriale dhe te fokusohet se si ta nxjerr vendin nga kriza, sepse opozita nuk zbrapset nga kauza e saj e drejtë pavarësisht arrogances dhe masave qw po pwrdor pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.