Lajmet e fundit

AAK: Qeveria po tall opinionin kur po e paraqet raportin për vizat pozitiv!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se tetë kriteret e papërmbushura nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe të nënvizuara nga Kosmisioni Evropian, në mënyrë që Kosova ta marrë dritën jeshile për liberalizimin e vizave, janë kritere serioze dhe vështirë të realizueshme me këtë qeverisje të papërgjegjshme.

Në vijim komunikata e kësaj partie:

Tetë kriteret e papërmbushura nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe të nënvizuara nga Kosmisioni Evropian, në mënyrë që Kosova ta marrë dritën jeshile për liberalizimin e vizave, janë kritere serioze dhe vështirë të realizueshme me këtë qeverisje të papërgjegjshme.
Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës që Raportin e Komisionit Evropian për plotësimin e kritereve për liberalizim, ta paraqesë si fitore të saj, janë të papranueshme dhe tallje me opinionin publik. Qeveria e Kosovës duhet të japë përgjegjësi se pse i ka ndodhur që nga tetë kriteret e papërmbushura, tri të jenë nga sfera e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fakt kriteret e papërmbushura, ka vite që kanë qenë kërkesë dhe rekomandim i Komisionit Evropian, dhe është e mundur që ato, me këtë qeveri, të përsëritën në pakufi!

AAK, kërkon që Qeveria e Kosovës të marrë përgjegjësinë për kriteret e papërmbushura, t’i gjejë njërëzit përgjegjës dhe ndaj tyre të marrë mase, si dhe t’i shtrohet punës në përmbushjen e obligimeve që ka marrë. Duke filluar nga luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në rradhët e veta fillimisht, e mëpastaj t’i adresojë edhe çështjet tjera, sic është azilkërkimi, menaxhimi i kufijve, lëvizja e lirë e kështu me radhë. Qeveria është fajtore pse populli i Kosovës akoma nuk e ka marrë liberalizimin e vizave e jo Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.