Lajmet e fundit

AAK refuzon ofertën e Grabovcit për draftimin e statutit të Asociacionit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se e vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza politike është dorëheqja e kryeministri Mustafa ose shpallja e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se oferta e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci për draftimin e statutit të Asociacionit është ofertë e vonuar.

“Unë mendoj që tani është shumë vonë që të mendohet për diçka tjetër, kur dihet se kryeministri e ka shkelur kushtetutën e vendit dhe tani ne presim të reflektojë me dorëheqje dhe vendi të shkojë ne zgjedhje, asnjë negociatë tjetër nuk mund të kemi përpos të ulemi dhe të caktojmë zgjedhjet. Kjo është dashur të bëhet para se të nënshkruhet marrëveshja, para se të shkelet kushtetuta e vendit, të diskutohej në parlament dhe jo pasi që të kryhen të gjitha punët. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese është parë që këta kanë shkelur Kushtetutën dhe duhet të japin llogaridhënie”, ka qenë përgjigjja e Palë Lekaj për Gazetën Tribuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published.