Lajmet e fundit

AAK rikthen besimin, PDK ruan primatin

Observatori i matjeve të Pol-Trend “Zgjedhjet e parakoshme parlamentare 2016” ka realizuar një sondazh për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme.

Cilit subjekt politik në Kosovë do ti besoni të udhëheqë nëse zgjedhjet mbahen në fillim të vitit 2016?
Sondazhi është mbajtur në njëzet Komuna, me të anketuar të profileve dhe grupmoshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur se sikur të mbaheshin zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në fillim të vitit 2016 rezultatet do të ishin me një rritje të konsiderueshme dhe reale për AAK –në me 19 %, duke prirë e para PDK me 26 %, të besmit qytetarë, për të pasuar e treta LDK me 22% dhe subjekti i katërt është VV me 14 % e cila ka shënuar një rënje krahasimisht me sondazhet e bëra kohëve të fundit. Subjekti tjetër parpalentar Nisma, ka shënuar një ngritje të lehtë dhe ka dal me rezultat prej 7%, ndërsa AKR – e cila në zgjedhjet e kaluara nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor, sikur të mbaheshin zgjedhjet në fillim vit të 2016, ky subjekt e kalon pragun zgjedhor, por me shumë vështirësi dhe ka marrë 6% të rezultatit të të anketuarëve në këtë sondash, i cili është realizuar, prej 29 nëntor deri më 05 dhjetor 2015 në njëzet qendra nëpër komuna të Kosovës.

Rezultatet sipas përqindjeve tabelare dhe numerike në sondazh:
PDK – 26 % LDK -22 % AAK – 19 % VV – 14 % NISMA – 7 % AKR – 6 % Të tjera – 6%
“Pol-Trend” është organizatë joqeveritare e specializuar, e cila merret me matje të besueshmërisë qytetare, që ndërlidhet me subjektet politike shqiptare me seli në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.