Nënkryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ahmet Isufin, mendon se AAK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Gjakovë, Pejë, Therandë dhe në Rahovec.
Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka treguar arsyen pse AAK-ja nuk arriti të fitojë në raundin e parë në dy komunat që njihen si bastione të saj, Pejën dhe Gjakovën.
“Arsyeja pse nuk kemi fituar në raundin e parë është se nuk jemi angazhuar aq sa duhet edhe nga niveli qendror për shkak se ishim të angazhuar në komunat tjera. Por në raundin e dytë do të përqendrohemi më shumë”, është shprehur Isufi.