Lajmet e fundit

AAK:Dyshojmë për një marrëveshje të fshehtë për Demarkacionin

Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Blerim Kuqi thotë se qëndrimi i partisë së tij për demarkacionin me Malin e Zi nuk ka ndryshuar as pas publikimit të raportit të Departamentit ​Amerikan të Shtetit.

Ai ka thënë se “vijat e kufirit që janë përcaktuar nga Murat Meha, ndryshojnë kufijtë e Kosovës”.

Thotë se i zhgënjeu raporti i DASH’it.

“Nuk kemi ndryshuar qëndrime. Raporti I DASH’it na ka zhgënjyer. Për ne nuk është e lehtë, por jemi të bindur se e drejta është në anën tonë”, tha ai në “Ballë për Ballë” të Klan Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.